Komuna e Lipjanit - Foto: Facebook / Komuna e Lipjanit

Tërmeti në Shqipëri, Lipjani anulon aktivitetet festive të 28 Nëntorit

Komuna e Lipjanit ka anuluar aktivitetet festive të 28 Nëntorit në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se e bashkëndjejnë dhembjen me qytetarët shqiptarë që humbën jetën nga pasojat e tërmetit.

“Me këtë rast shprehim ngushëllime familjeve me kurajon e përballimit të kësaj humbje, e të kësaj situate. Në këto rrethana në emër të Komunës së Lipjanit, dhe në emër të të gjithë qytetarëve lipjanas shprehim ngushëllime gjithë familjeve që humben më të dashurit e tyre”, është shprehur Ahmeti.

Edhe Komuna e Gjilanit, në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri, ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për shënimin e 28 Nëntorit, për ditën e martë dhe mërkurë.

15 persona raportohet se kanë vdekur pas goditjes që pësoi Shqipëria nga tërmeti i mëngjesit të hershëm sot.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri.