Ilustrim

Tërmeti në Maqedoni të Veriut, sizmologu kosovar tregon detajet

Udhëheqësi i sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje për tërmetin e sotëm që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, i cili është ndjerë edhe në Kosovë.

Mustafa ka bërë të ditur se bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot në ora 04:54, Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me magnitude 5.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit.

Sipas tij, thellësia hipoqendrore ishte 10 kilometra.

“Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhe mbi 8 pasgoditje me një intensitet më të ulët 1.5-3.0 shkallës Richter Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në 60 km jug-perëndim të Shkupit, 55 km jug të Prizrenit”, ka shkruar ai në Facebook.

Mustafa ka shtuar se tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona të Kosovës.