Ilustrim

Tërmeti dridh Durrësin

Një tërmet ka dridhur Durrësin pak pas mesnatës.

Sipas Top-Channel, lëkundjet kishin epiqendrën në Detin Adriatik dhe kishin një magnitudë 3.2 të shkallës rihter.

Epiqendra ishte 38 km në perëndim të Tiranës.

Sipas EMSC lëkundjet e tërmetit u klasifikuan si lëkundje të shkallës 4.

Tërmeti ka rënë 8 minuta pas mesnatës.

Muajve të fundit, Shqipëria është goditur nga disa tërmete.

Më i rëndi ishte ai i 26 nëntorit 2019, i cili në Durrës dhe Thumanë përveç shkatërrimeve të mëdha la edhe 51 të vdekur.