Tërmetet në Turqi dhe Siri, varreza masive kanë nisur të shfaqen në qytetin turk të Antakia

Qyteti Antakia në Turqinë juglindore ka mbetur pa hapësirë në varrezat e saj për t’i varrosur njerëzit që kanë vdekur nga tërmeti katastrofik i javës së kaluar.

Banorët e qytetit u kanë kërkuar autoriteteve që të gjejnë hapësira të reja varrimi për të dashurit e tyre.

Korrespondentja ndërkombëtare e Euronews Anelise Borges raporton nga Antakia se varrezat masive kanë filluar të shfaqen në pjesë të ndryshme të qytetit.

Mostrat e ADN-së po merren nga trupat e paidentifikuar dhe të pashoqëruar që arrijnë në varrezat masive në mënyrë që familjet e tyre t’i identifikojnë më vonë.

Antakia në Turqinë juglindore ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 6 shkurtit. Dhe përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit janë në orët e tyre të fundit, pasi ka kaluar më shumë se një javë nga tërmeti dhe temperaturat kanë arritur në -6 gradë Celsius.

Sipas presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur në Turqi. 105,505 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kjo shifër pritet të rritet, duke e bërë këtë fatkeqësinë më vdekjeprurëse të Turqisë në një shekull.

Rreth 5,800 vdekje të tjera janë regjistruar në Sirinë fqinje, duke e çuar numrin e total në mbi 41,000 vdekje./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala