Tërmet në veriun e Shqipërisë

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka lëkundur Fushë Arrëzin pasditen e sotme.

Lëkundja është regjistruar në orën 17:37:09 me orën lokale në 2 km thellësi, duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët që kanë dalë nga banesat.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka njoftuar se tërmeti epiqendrën e ka pas në Shënmëri, apo rreth 40 kilometra larg kufirit më Kosovën.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për dëme materiale.