Tërmet në Shqipëri, me magnitudë 4.13 shkallë të Rihterit

Një tërmet prej 4.13 shkallësh të Rihterit është ndjerë pak minuta më parë në zonën e kryeqytetit të Shqipërisë.

Sipas të dhënave, thellësia e dridhjeve ishte rreth 10 kilometëra, ndërsa gjatësia e dridhjeve ka përshkuar hapësirë prej 154 kilometrash.

Deri tani nuk ka raportime për lëndime në njerëz apo edhe dëme materiale.