Tërmet në Shqipëri

Një tërmet i shkallës 4.3 të rihterit është regjistruar në Shqipëri, e i cili është ndjerë edhe në Kosovë.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:37 afër qytetit të Pukës.

Sipas faqes CSEM, tërmeti është ndjerë edhe në Prizren.

Ende nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.