Tërmet në Serbi

Web-sajti i specializuar ndërkombëtarë për lëvizjet tektonike të tokës, raporton se pak minuta më parë në Serbi është shënuar tërmet i shkallës 4.0 të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit sipas këtij web-sajti ka qenë 11 kilometra nga Novi Pazari, 41 kilometra larg Mitrovicës.

Tërmeti kishte thellësi rreth 3 kilometra.