Tërmet në Kosovë

Sot në orën 8:28 raportohet të ketë pasur lëkundje toke në Kosovë.

Tërmeti është shënuar në rajonin e Kaçanikut.

Lëkundjet janë raportuar nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, sipas të cilës tërmeti ishte me magnitudë prej 2.9 shkallësh. Kurse thellësia raportohet të ketë qenë 2 kilometra.

Lëkundje janë ndje 4 kilometra në jugperëndim të Kaçanikut, përkatësisht 30 kilometra në veriperëndim të Shkupit.