Foto: RTV 21

Tërmet në Korçë të Shqipërisë

Një tërmet me magnitudë 3.0 i shkallës së rihterit është regjistruar në Korçë të Shqipërisë, mbrëmjen e sontme.

Sipas EMSC thellësia e tërmetit ka qenë 0 kilometra, raporton Top Channel.

Sa i përket epiqendrës, ajo ka qenë 4 kilometra larg Maliqit dhe 8 kilometra larg Korçës.

Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.