Tërmet në Itali

Një tërmet ka goditur bregun verilindor të Italisë në mëngjesin e së mërkurës, duke shkaktuar dëmtime në disa ndërtesa. Si pasojë e tërmetit, të paktën një klinikë shëndetësore është evakuuar.

Ende nuk ka raportime për lëndime të njerëzve.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se është në kontakt me agjencinë e mbrojtjes civile të shtetit, që monitoron situatën.

Instituti i vullkanologjisë i Italisë tha se tërmeti prej 5.7 shkallësh goditi Italinë në orën 07:07 të mëngjesit të 9 nëntorit. Epiqendra e tërmetit ishte në Ankona, në Detin Adriatik, që gjendet në rajonin Le Marçe.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti ishte 5.6 shkallë të Rihterit me një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas mediave italiane, klinika private Villa Igea në Ankona, evakuoi pacientët si masë parandaluese.

Autoritetet kanë ndërprerë operimin e trenave në rajonin e goditur nga tërmeti, ndërkaq ende nuk dihet nëse nxënësit do të ndjekin mësimet në shkolla.

Një tërmet vdekjeprurës më 2016 kishte goditur rajonet Marçe, Umbria dhe Lazio, duke vrarë 297 persona dhe plagosur qindra të tjerë./REL