Epiqendra e termetit në Pejë e Istog, Foto: Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Tërmet në Istog

Një tërmet raportohet të ketë ndodhur sot në Istog rreth orës 15:00.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, i cili tha se ky tërmet nuk ka shkaktuar dëme.

“Po, ka ndodhur një tërmet në Istog rreth orës 14:49 minuta. Me një magnitudë të ulët 0.3, dëme nuk ka nga ky tërmet. Epiqendra në veri perëndim të Radavcit”, tha Mustafa.