Ilustrim

Tërmet në Gjilan

Një tërmet i shkallës 2.1 Rihter ka goditur mbrëmë rajonin e Gjilanit. Lëkundjet e tokës kanë ndodhur rreth orës 21:30.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Uglar. Sipas banorëve tërmeti është ndier fort në fshatrat në afërsi të Gjilanit, Malishevës e Uglar.

Përpos Gjilanit, dje lëkundje ka pasur edhe në Leposaviq.

Sipas treguesve rajonal, në Republikën e Maqedonisë së Veriut tërmeti ka qenë edhe më i fuqishëm para tre ditëve.

Me datën 4 nëntor, një tërmet prej 2.4 shkallëve Rihter kishte goditur në orët e vona këtë vend, raporton RTK.