Tërmet në Gjilan

Një termet me magnitudë 2.2 është raportuar të ketë ndodhur në Gjilan sot rreth orës 10:24.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, i cili tha se tërmete me këtë intensitet ndodhin dy deri në pesë herë brenda javës dhe se nuk paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës.

Sipas Mustafës epiqendra e tërmetit ka qenë në mes fshatrave Perlepincë dhe Kosaqë.

“Është 5 kilometra në Veri-Lindje të Gjilanit”, ka thënë tutje ai.