Ilustrim

Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Një tërmet ka ndodhur mbrëmë pas mesantës në Shqipëri.

Lëkundjet me magnitudë, 3.6 të shkallës rihter kishin epiqendrën 5 km në Verilindje të Peqinit dhe 29 km në Jug të kryeqytetit, Tiranës, raporton Top Channel.

Lëkundjen u ndjenë në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Lushnje dhe Berat.

Sipas EMSC tërmeti kishte një thellësi prej 5 km dhe klasifikohet si tërmet i shkallës 4.

Shqipëria në nëntor të vitit të kaluar kishte përjetuar një prej tërmeteve më të rënda, nga i cili kishin vdekur mbi 50 persona.