Tërmet i fuqishëm në Kroaci

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë sot rreth orës 6:24 në Zagreb të Kroacisë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC tërmeti ishte me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 9 kilomenta nga Zagrebi, transmeton 21Media.

Ende nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti është ndjerë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Slloveni dhe Austri./21Media