Tërmet i fuqishëm në Filipine

Filipinet u goditën sot nga një tërmet i fortë që tronditi rajonet jugore të vendit.

Tërmeti, i cili sipas autoriteteve vendase kishte magnitudë 6,3 ballë sipas shkallës Rihter, shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe daljen e njerëzve nga banesat.

Autoritetet raportuan se katër persona kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

“Kemi marrë njoftime për dëme, por ende po i verifikojmë. Në këtë moment jemi relativisht mirë”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit Kidapawan, Joseph Evangelista, në një intervistë për radio.

Tërmeti ndodhi rreth orës 07:30 pasdite. Nuk ka paralajmërim për cunami.

Në më pak se një orë, tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje më magnitudë 5,5 ballë në provincën Sultan Kudarat./21Media