Tërmet i fortë në kufirin Turqi-Iran, ka viktima

Një tërmet prej 5,7 ballësh ka rënë sot në kufirin ndërmjet Iranit dhe Turqisë.

Tërmeti ka shkaktuar së paku 8 të vdekur në Turqi, tre prej tyre fëmijë, dhe dhjetëra të lënduar në dy anët e kufirit, thonë autoritetet e dy vendeve, raporton AFP.

Tërmeti ka rënë në ora 9:23, sipas kohës lokale, dhe epiqendra është lokalizuar afër fshatit Habash-e Olya, në veriperëndim të Iranit.

Televizioni turk NTV ka shfaqur pamje të shtëpive prej çerpiqëve të rrënuara në fshatrat e mbuluara me borë në provincën lindore Van, në kufi me Iranin.