Tërmet 7.5 ballë të rihterit në Peru

Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Perunë herët në mëngjesin e së dielës, sipas USGS dhe Qendrës Kombëtare të Sizmologjisë të Perusë, raporton CNN.

Epiqendra e tërmetit u raportua në rajonin e Amazonës, por u ndje edhe në kryeqytetin Lima dhe qytete të tjera fqinje.

Ajo kishte një thellësi të regjistruar prej 112 km. Nuk është raportuar ende për dëme të mëdha apo alarme për cunami.

Të dielën e kaluar, një tërmet me magnitudë 5.2 goditi vendin me epiqendër në El Callao, Lima.