iLFoto: KALLXO.com

Tërhiqet KFOR-i nga pika kufitare Jarinjë

Pjesëtarët e KFOR-it kanë përfunduar misionin e monitorimit për dy javë sa ka qenë marrëveshja që të njëjtit të vendoseshin në afërsi të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak.

Ata janë tërhequr sot nga këto dy pika kufitare.

KALLXO.com ka siguruar fotografi të gjendjes aktuale të pikës kufitare Jarinjë, me saktësisht në pikën ku është zhvilluar për 13 ditë protesta nga ana e qytetarëve serbë në atë zonë.

Foto: KALLXO.com

Vendosja e KFOR-it në pikat Jarinjë e Bërnjak është bërë pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në Bruksel.

Më 20 shtator me hyrjen në fuqi të vendimit për reciprocitetin për targat qytetarët serbë bllokuan rrugët që të dërgojnë në Jarinjë e Bërnjak në shenjë pakënaqësie për heqjen e tabelave të Serbisë dhe vendosjen e targave të përkohshme të Kosovës.

KALLXO.com kishte raportuar në vazhdimësi për zhvillimet që kishin ndodhur në këto dy pika kufitare në veri të Kosovës qe lidhin Kosovën me Serbinë.

Tërhiqet Njësia Speciale e Policisë, KFOR merr kontrollin në Jarinjë