Ilustrim - Kuponët fiskal

Tërhiqen numrat potencial fitues për kuponët fiskal nga ATK

Administrata Tatimore e Kosovës sot, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e tre mujorit të katërt të vitit 2019.

ATK ka bërë të ditur se numri i qytetarëve potencail që kanë fituar për këtë periudhë është 2 mijë e 743.

“Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017”, thuhet në një njoftim për media.

ATK ka bërë të ditur se dorëzimi i plikove duhet të bëhen nga data 10 shkurt deri më datën 14 shkurt, nga ora 8 deri në ora 16:00.

“Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së”, përfundon komunikata.

Lista e fituesve gjendet publike në web faqe – linku.