Isa Mustafa në konferenë për media Foto: KALLXO.com

Tërheqja e mundshme nga koalicioni, kryesia e LDK-së mblidhet në 18:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se tërheqja e mundshme nga koalicioni me Vetëvendosjen do të bëhet e ditur pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Mustafa në një konferencë për media tha se Kryesia do të mbledhet në orën 18:00.

Ai përsëriti së vendimi i kryeministrit Kurti për shkarkimin e Agim Veliut është i papranueshëm.

“Do të mblidhemi në 18:00 në Sirius. Vendimi për ne është totalisht i papranueshëm, është shkelje e marrëveshjes të koalicionit dhe për këtë arsyeje kryesinë. Në Kryesi do të vendosim dhe pastaj do të kumtojmë vendimin”, tha Mustafa.

Kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar sot ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliu.

Sipas njoftimit, shkarkimi është bërë për shkak se ministri mbrëmë u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Veliu  në një bisedë telefonike për KALLXO.com e ka konsideruar tinëzar vendimin.

Albin Kurti shkarkon Agim Veliun