Tërheqja e mjeteve nga Trust-i sot shqyrtohet në Kuvend

Kuvendi i Kosovës, do të mbajë seancë plenare. Në rend dite janë disa pika, ku do të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Po ashtu në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021.

Kuvendi sot pritet ta shqyrtojë Raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.