Teoritë e komplotit po përhapen edhe përmes radiodifuzerit publik në Mal të Zi

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Shërbimi malazez për luftë kundër dezinformatave Raskrinkavanje.me është përfshirë në zbulimin e rastit të përhapjes së teorive të komplotit lidhur me koronavirusin që ka ndodhur në një emision televiziv në shërbimin publik radiodifuziv të Malit të Zi.

Në emisioni “Korona! Rri në shtëpi” që është transmetuar dje në Televizionin e Malit të Zi i ftuar ka qenë analisti ekonomik Predrag Drecun. Por, në bisedën 15-minutëshe, më pak hapësirë iu kanë kushtuar temave ekonomike, por në emision janë plasuar dezinformata dhe teori të komploteve të cilat promotori i tyre i ka prezantuar si fakte, informon Raskrinkavanje.me.

Drecun ka pretenduar se koronavirusi është virus laboratorik i bërë në Kanada në vitin 2014, konkretisht në Laboratorin Kombëtar Mikrobiologjik në Uinipeg, për të cilin ai tha se ishte i pari në botë që “e ka shkaktuar” virusin SARS, e më pas me anije me mostra të virusit Ebola, LPA dhe koronavirusi janë dërguar në Vuhan. Ai kishte gjetur “prova” shtesë të teorisë së tij të komplotit në faktin se drejtori i Institutit Uinipeg, Frank Plamer, paska vdekur papritmas në moshën 65-66 vjeçe.

Ai më tej ka thënë se zbulimin e virusit të ri të koronës, “koronavirus i dobësuar”, e ka patentuar Instituti Pyrbrajt, të cilin e kanë financuar nga Bil dhe Melinda Gejts, që për Drecun është një tjetër “provë” e komplotit.

Duke iu përgjigjur teorive të tilla të komplotit, Raskrinkavanje.me thekson se teori të tilla komploti janë demaskuar disa herë dhe përkujton Agjencia kanadeze e shëndetit publik ka mohuar çdo lidhje me Laboratorin kombëtar të mikrobiologjisë në Uinipeg dhe shpërthimin e epidemisë në Kinë.

Ai e përmend gjithashtu letrën e botuar më 19 shkurt të këtij viti në revistën mjekësore “Lanset”, në të cilën një grup shkencëtarësh kanë thënë se gjenomi i virusit ishte analizuar në një numër vendesh dhe se janë të bindur për të pretendonte se virusi është krijuar në natyrë, ashtu si edhe shumë patogjenë të tjerë.

Dracun në atë emision, përndryshe, është shprehur edhe kundër vaksinimit, duke pretenduar se kryeministri britanik Boris Xhonson nuk ishte i sëmurë dhe se në dhjetor dhe janar shumë njerëz në Mal të Zi kishin “kaluar” koronavirusin “në këmbë”.

Raskrinkavanje.me kujton se në dhjetor dhe janar, sipas Institutit të shëndetit publik të Malit të Zi, ka pas epidemi gripi në vend.