Tentuan t'i ikin policisë me veturë, arrestohen tre persona në Prishtinë

Policia ka arrestuar tre persona në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në kryeqytet pasi të njëjtit tentuan të ikin me veturë në një pikë kontrolli.

Në orën 19:45, policia e kishte sinjalizuar veturën për t’u ndalur në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, por e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë duke mos u ndalur.

Vetura e njëjtë është ndaluar më pas nga një njësi tjetër patrulluese në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku edhe u arrestuan tre persona të dyshuar.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me prokurorin e shtetit policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale” – ka njoftuar Ahmeti.