Tentuan të kryejnë grabitje të armatosur, arrestohen dy persona

Policia arreston dy të dyshuarit që tentuan të kryejnë grabitje të armatosur

Njësiti për Reagim të Shpejtë në Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit dy persona të dyshuar për tentim grabitje të armatosur.

Aksioni i policisë ka filluar rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë- Ferizaj, ku janë ndaluar dy persona të dyshuar të cilët po qarkullonin me veturë të tipit Polo, me targa të një automjeti tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollimit të tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar, një kallashnikovë, një karikator me gjashtë fishekë, tri palë doreza, targat e veturës e cila dyshohet të jetë e vjedhur, si dhe gjësende tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi.

Të arrestuarit D. T., dhe B. B., të dy të moshës 21 vjeçare, pas intervistimit nga ana e hetuesve rajonal si dhe marrjes së vendimit nga ana e prokurorit janë dërguar në qendrën mbajtjes.