Tentuan të kontrabandojnë peshk me vlerë 12 mijë euro, arrestohen dy persona (FOTO)

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të ndalin kontrabandën e produkteve ushqimore të peshkut.

Njësitë e doganës kanë identifikuar një automjet të dyshuar në rajonin e Vitisë dhe pas kontrollit aty janë hasur mallra të kontrabanduara.

Njësitë kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë. Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12,000 mije euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokuroi kujdestar dhe pas intervistimit, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera.