Ilustrim

Tentuan të kalonin në Kosovë nga Shqipëria pa certifikatë vaksinimi, kthehen mbrapa

Dy shtetas të Shqipërisë janë kthyer në kufirin me Kosovën për shkak se të njëjtët tentuan që në mënyrë ilegale të kalonin kufirin e Kosovës në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

Sipas policisë një gjë të tillë të dyshuarit bënë për t’iu shmangur procedurave të kontrollit për parandalimin e pandemisë COVID-19.

“Të dyshuarit nuk posedonin certifikatën e vaksinimit dhe as testin PCR”, ka thënë policia.

Tutje në raportin e policisë thuhet se dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.