Burgu i Dubravës - Foto: Ilustrim

Tentuan të fusnin marihuanë në burgun e Dubravës, arrestohen dy të dyshuara

Policia e Kosovës ka arrestuar dy gra nën dyshimin se kishin tentuar të fus substanca narkotike brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sipas Policisë, të dyshuarat kishin shkuar për vizitë në Burgun e Dubravës, kur ishin kapur nga Policia me substanca narkotike.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e njëjta në cilësi të vizitores ka tentuar të fus brenda Qendrës Korrektuese substanca narkotike. Gjithashtu në cilësi të personit të përfshirë në rast është arrestuar edhe një tjetër e dyshuar femër kosovare. Gjatë kontrollit të një xhakete e cila është hapur në prezencë të të dyshuarave dhe avokatëve mbrojtës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 122.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë” – thuhet një njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarat pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.