Tentuan kalimin ilegal të kufirit për në Serbi, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pas mesnatës nga njësitet policore në afërsi të pikës kufitare Jarinje.

Dy shtetas të Serbinë sipas policisë kanë tentuar që përmes rrugëve ilegale me veturë të kalojnë nga territori i Kosovës në atë të Serbisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Prokurori kujdestar ka vendosur që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të kalimit ilegal të kufirit.