Ilustrim

Tenton t'i japë ryshfet zyrtarëve të pikës kufitare, arrestohet

Një person në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka tentuar që t’i japë ryshfet prej 20 eurosh për të futur kamionin e tij me mallra në vlerë prej 200 eurosh.

I dyshuari ka tentuar t’ia japë këtë shumë zyrtarit doganor dhe zyrtarit policor.

Pas kësaj, mallrat dhe paratë në vlerë 20 euro janë sekuestruar nga i dyshuari,dhe pas intervistimit i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.