Ilustrim - Policia, falsifikim parash

Tenton të paguajë me para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i panjohur  me veturë  ishte furnizuar me derivate  dhe për pagesë ia kishte dhënë një kartëmonedhë në vlerë 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Njësiti policor është marrë me rastin nga ankuesi është konfiskuar monedha në fjalë për procedura hetimore.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Gjilan rreth orës 2:00 në mëngjes.