Tenton të kontrabandojë barna nga Serbia, ndalohet nga Policia në Dheun e Bardhë

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në kufi tek Dheu i Bardhë, pasi i njëjti ka pasur në veturën e tij gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave.

Sipas komunikatës së Policisë, barnat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht.

Personi i cili dyshohet se ka tentuar t’i fusë ilegalisht barnat nga Serbia, është shtetas serb dhe të njëjtit i është sekuestruar edhe një çantë laptopi.

I dyshuari ka qenë duke vozitur automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit.

“Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore”, thuhet në komunikatën e Policisë.