Paratë. Foto: Facebook/Policia e Kosovës.

Tenton të kalojë kufirin me mbi 40 mijë euro të padeklaruara, ndalohet nga policia

Një person është ndaluar sot nga Policia kufitare, pasi tentoi ta kalonte kufirin me 41. 750 euro të padeklaruara.

Policia njofton se poseduesi i parave me makinë me targa kroate ishe në dalje të kufirit në Kullë, në drejtim të Malit të Zi.

I dyshuari, sipas policisë kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre.

“Zyrtarët policor dhe ata doganor janë marrë me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar (41.750 Euro), dyzet e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj personit që  nuk deklaroi paratë është iniciuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezantim i dëshmisë për prejardhje të hollave).

Rasti, sipas policisë  i është dorëzuar Doganës së Kosovës, për procedim të mëtutjeshëm.

Paratë. Foto: Facebook/Policia e Kosovës.
Paratë. Foto: Facebook/Policia e Kosovës.
Paratë. Foto: Facebook/Policia e Kosovës.