Foto: Policia e Shtetit

Tenton të blejë cigare me euro të falsifikuara, arrestohet nga Policia

Pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 euro të dyshuara të falsifikuara, Specialistët për hetimin e krimit ekonomik të Policisë në Lezhë kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të dyshuarit i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 euro, të dyshuara të falsifikuara

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale – falsifikim i monedhave.