Foto: Ilustrim
Tenton të arratiset nga Policia, i gjinden armë të ftohta
31.8.2021 - 12:16
Është arrestuar një person në Lipjan mbrëmjen e së hënës për armëmbajtje pa leje, thuhet në raportin policor.
I dyshuari ka tentuar t’u ikë zyrtarëve policorë përderisa po e kontrollonin dhe pasi u ndalua për herë të dytë, i janë gjetur një thikë dhe një boks hekuri.
Përderisa po e arrestonin të dyshuarin, njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime trupore në pjesën e gjunjëve për çka edhe ka marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.