Tentojnë të shkojnë ilegalisht në Zvicër, ua kërkojnë 8,500 euro për t’i ndihmuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona të cilët kishin marrë rrugën për në Zvicër.

Sipas forcave të rendit, ata janë ndaluar në pikë-kalimin kufitar “Dheu I Bardhë”.

“Janë ndaluar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtëve nga i dyshuari mashkull u është premtuar se do t’u jap ndihmë që ilegalisht të arrinin në Zvicër. Sipas viktimave, i dyshuari ka kërkuar 8500 euro, për t’ju ndihmuar”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, viktimat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.