FOTO: SHKK
Tentojnë të fusin në burg telefon, e fshehin në papuçe
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë një kontrabandë.
Sipas komunikatës, familjarët e njërit nga të paraburgosurit kishin tentuar që në Qendër të fusnin një telefon.
“Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”, thuhet në komunikatë.
Tutje SHKK njofton se ndaj të paraburgosurit është iniciuar procedurë disiplinore.
“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore”, thuhet tutje aty.