(Ilustrim)

Tentoi të vjedhë mbi 200 euro në një dyqan ku bëhen transferet e parave, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Istog pasi i njëjti dyshohet për veprat penale “Vjedhje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte shkuar në një objekt që kryen transfer parash për të tërhequr shumen e parave qe para disa ditësh i ishin dërguar nga familjari në emër të tij.

Policia bën të ditur se, zyrtarja i ka treguar të dyshuarit se nuk mundet të tërheqë shumën e parave për shkakun se kishte kaluar koha e paraparë për tërheqje.

I njëjti, siç njofton Policia në shenjë revolte, në mënyrë të dhunshme kishte thyer derën hyrëse brenda sportelit dhe kishte marrë të holla në vlerë prej 227 euro.

Patrulla Policore kishte dalë në vendngjarje dhe kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin.

“I dyshuari është sjellë në Stacion Policor dhe është intervistuar dhe nga i njëjti është konfiskuar shuma e parave të lartë cekura te cilat më pas i janë kthyer punëtores në filiale”, njofton Policia.

Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 orë.