Ilustrim
Tentoi të udhëtonte me pasaportë false përmes aeroportit të Prishtinës, arrestohet
06.7.2024 - 11:11
Një person ka përfunduar në pranga pasi i njëjti dyshohet me pasaportë flasë ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur të premten, më 05.07.2024.
Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës i është sekuestruar pasaporta sllovake.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Iranit, pasi që me pasaportë të falsifikuar ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit të Prishtinës” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.
“Pasaporta sllovake është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në fund të njoftimit.