Tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me një grua, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me viktimën grua, në Fushë Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në Raportin e Policisë së Kosovës, të lëshuar më 06.02.2025.

“Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në Raport.

Rasti është iniciuar si: “dhunim në tentativë”. Ndërsa, ka ndodhur më 30.01.2025.