Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tentoi të fuste në Kosovë emigrantë të paligjshëm, arrestohet tiranasi

Një 44-vjeçar, banues në Tiranë, është arrestuar nga Policia e Shtetit nën dyshimin se ka tentuar që të fuste në Kosovë pesë emigrantë të paligjshëm.

Sipas njoftimit, i dyshuari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën, duke transportuar me automjet 5 emigrantët e paligjshën.

Policia ka thënë se i arrestuari do t’i ndihmonte emigrantët që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit.

Tutje është thënë se në këtë rast në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet dhe 900 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.