Tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin me mitrolaz në bagazh të veturës, ndalohet nga Policia në Jarinjë

Policia Kufitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 12:50, në Sharpelj-Jarinje, në brezin kufitar me Serbinë, ka ndaluar një person të dyshuar, i cili udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale, i cili po ashtu me vete kishte pasur armë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me iniciale M.J.(1984), i cili ishte duke drejtuar automjetin “Golf karavan”, ngjyrë e bardhë, me targa serbe.

Gjatë kontrollit të automjetit në bagazh të automjetit të dyshuarit i është gjetur një armë automatike (mitraloz).

Tutje Policia sqaron se në këtë rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për – kalim të paautorizuar të vijës kufitare, dhe – armëmbajtje pa leje.