Foto: Ilustrim

Tentoi ta kalojë testin e patent-shoferit me 20 euro ryshfet, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin për dhënie të ryshfetit.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ndërsa i dyshuari sipas raportit policor, për të kaluar testin teorik për patent-shofer i kishte dhënë 20 euro ryshfet një personi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.