Ilustrim

Tentoi ta kalojë kufirin me kallashnikov, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të Shqipërisë pasi kishte gjetur në veturën e tij një kallashnikov.

Me këtë rast, Policia po ashtu edhe i ka sekuestruar armën së bashku me 5 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë rreth orës 20:30.