Pika kufitare në Jarinjë, Foto: KALLXO.com

Tentoi ta kaloi kufirin me dokumente false, arrestohet një person në Jarinje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të premten, më 01.11.2024 në Jarinje pasi i njëjti dyshohet se me dokumente false ka tentuar ta kaloj kufirin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte prezantuar dokumente të lëshuara nga Serbia të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara” – thuhet në njoftim.

Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.