Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Tentoi ta kaloi kufirin me dokumente fals kinse ishte viktimë e prostitucionit në Shqipëri

Policia e Shtetit ka deklaruar se një 24-vjeçare është vënë në pranga pasi dyshohet se tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit në  Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Sipas njoftimit, procedohet penalisht 30-vjeçari që e shoqëronte.

Krahas aksionit janë sekuestruar një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, se një shtetase do të kalonte kufirin, me dokumente të falsifkuara, me qëllim kërkimin e azilit, duke mashtuar për arsyen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sajesa””- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në kuadër të operacionit, në Rinas, u kap dhe u vu në pranga në tentativë për të kaluar kufirin shtetasja M. M., 24 vjeçe.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili shoqëronte 24-vjeçaren.