Ilustrim

Tentoi ta dhunojë të dashurën e mitur duke e kanosur me thikë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur nga Mitrovica ka raportuar se përderisa ka qenë në shtëpinë e të dyshuarit, me të cilin ishte në lidhje dashurie, ai e ka kanosur me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta detyrojë për marrëdhënie seksuale.

Viktima ka arritur që të ikë dhe me urdhër të prokurorit do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim  të prokurorit është dërguar në mbajtje.