Prishtina

Tentohet të rrëmbehet një grua në Prishtinë

Dje është lajmruar një rast i tentativës së rrëmbimit të një gruaje në Prishtinë.

Sipas viktimës i dyshuari ka tentuar me forcë të fusë në veturë atë.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka ardhur babai dhe vëllai i viktimës të cilët ishin kërcënuar nga i dyshuari që më pas ishte larguar.

I dyshuari gjendet në arrati bën të ditur Policia.

Ngjarja ka ndodhur në ora 15:35, në rrugën “Ceta e Profetëve” në Prishtinë.