Foto: Ilustrim

Tentohet të kontrabandohen 180 pako me duhan nga Maqedonia e Veriut

180 pako me duhan të përpunuar janë tentuar të kontrabandohen përmes pikës kufitare në Han të Elezit.

Sipas policisë, këto pako dyshohet se kanë ardhur nga Republika e Maqedonisë së Veriut për në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:10 dhe është duke u hetuar nga organet e rendit.